Rizvanolli: Nëse vazhdon konflikti Rusi-Ukrainë, çmimi i rrymës do të rritet

Ministrja e Ekonomisë, Artan Rizvanolli, ka kërkuar miratimin e masave emergjente në sektorin e energjisë.
Rizvanolli, ka thënë masat emergjente kanë dhënë efekt pozitiv, ndonëse tha se rritja e çmimit të energjisë po vazhdon të ngritet për shkak të luftës në Ukrainë.
“Prodhimi i energjisë është më stabil mirëpo vjetërsia e termocentralit Kosova A dhe B konsiderohet rrezik për furnizim me energji. Qeveria ka dhënë subvencionim shtesë 90 milionë euro. Lufta në Ukrainë ka shkaktuar rritje të çmimit në naftës dhe gazit. Çmimet vazhdojnë të rriten në bursë. Këto çmime vazhdojnë të rriten për shkak të luftës në Ukrainë. Ju bëjë thirrje miratimin e masave emergjente në sektorin e energjisë”, tha ajo Në seancën ku po shqyrtohet vendimi i Qeverisë për vazhdimin e masave emergjente në furnizimin e energjisë./21Media

Back to top button