Rizvanolli nuk i përgjigjet PDK-së pa votuar marrëveshjet ndërkombëtare

(Lajm i përditësuar)


Në seancën e sotme të Kuvnendit një nga pikat e rendit të ditës ka qenë edhe votimin e katër marrëveshjeve ndërkombëtare dhe shqyrtimin e katër të tjerave.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, nuk u është përgjigjur pyetjeve të deputetit të PDK-së, Ferat Shalës, duke iu arsyetuar se nuk do të ketë përgjigje pa i votuar marrëveshjet ndërkombëtare.

Kujtojmë se disa marrëveshje ndërkombëtare nuk janë miratuar për shkak të mospjesëmarrjes në votim të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).


Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu konsideron se  se miratimi i projektligjit për monitorimin e mediave online është sulm i drejtpërdrejt ndaj fjalës së lirë dhe demokracisë. Ajo potencoi se përmes këtij ligji, qeveria po tenton që të heshtë zërat kundërshtues si dhe të konsolidoj pushtetin e saj pa kontroll. Me këtë veprim, Deliu tha se po zvogëlon aspiratën e Kosovës për integrim në Bashkimin Evropian.

Këto, Deliu i tha gjatë vazhdimit të seancës plenare, derisa theksoi se ndryshimet ligjore të cilat po provohen të arsyetohen në emër të përafrimit të legjislacionet vendor me atë të BE-së, janë në kundërshtim me standardet e Këshillit të Evropës dhe të OSBE-së.

Deliu tha se me miratimin e këtij ligji, për herë të parë në Kosovë ndryshon radikalisht mënyra e rregullimit të medieve online.

Deputetja Deliu tha se rreziqet ë këtij propozimi shkojnë përtej fjalës së lirë, kështu sipas saj duke i hapur rrugë autoritarizmit dhe cenzurës.

Ajo shtoi se këto ndryshime dekurajojnë gazetarët të raportojnë për çështjet me interes publik.

Back to top button