Rizvanolli-opozitës: Ose nuk e njihni sektorin e energjisë, ose po ndani dezinformata

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli u deklarua lidhur me rastin e ambasadorit Martin Berishaj.
Ajo në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se kompania GEN-i me Serbinë s’kanë lidhje, pasi sipas saj e njëjta kompani është sllovene.
“Kompaninë GEN-i që po e përmendi nuk është kompani serbe, por sllovene. Po më pëlqen që tash e keni ndryshuar kompani sllovene në bazë në Beograd. Kjo është si me thënë kompaninë Coca-Cola me bazë në Serbi dhe me lidh me Serbinë këtë punë, është totalisht palidhje”, tha ajo.
Ministrja tregoi shifrat e subvencionimit të importit të energjisë elektrike gjatë krizës energjetike.
Tutje ajo tha se opozita po ndanë dezinformata
“Për subvencionimin e importit nga qeveria e fundit nuk e di a nuk e njihni fare sektorin e energjisë, apo me qëllim po ndani deziformata.
Sidoqoftë, nuk janë ndarë 120 milionë ende, janë ndarë 30 milionë për import për subvencionim të importit të energjisë. Nga këto janë shpenzuar rreth 23 milionë, ndërsa shtatë milionë tjera mbesin në llogari të KEK-ut. Për mënyrën e shpenzimit të tyre, KEK dhe Ministria e Ekonomisë do të ndajnë të gjitha informatat që janë relevante dhe shërbejnë për informim të opinionit… Ndërsa për 97 milionë euro të tjera që janë zotuar, por ende nuk janë ndarë për subvencion, disbursimi i tyre ende nuk ka filluar”, deklaroi ajo.
Ndërkohë, shtoi se investimet në energji janë bllokuar për shkak të ish-qeverive të kaluara./21Media

Back to top button