Rizvanolli reagon pas marrëveshjes me MCC-në

Pas nënshkrimit të marrëveshjes me MCC-në në SHBA, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se ky program do të mundësojë stabilizimin e furnizimit me energji elektrike.
Rizvanolli u shpreh se në kohë kritike për sektorin e energjisë të Kosovës, ndihet krenare që në emër të Kosovës u nënshkruar kjo marrëveshje kaq e rëndësishme për sektorin e energjisë dhe ekonominë e vendit.
“Ky program do të mundësojë stabilizimin e furnizimit me energji elektrike, integrimin e burimeve te ripërtëritshme të energjisë dhe përgatitjen e fuqisë punëtore për punësim në sektor të energjisë, me fokus të veçantë tek gratë.
Dua të falënderoj Drejtoreshën e MCC-së për Kosovë, Sarah Olmstead dhe Udhëheqësin e ekipit vendor të zhvillimit të projektit, Lum Mita, si dhe të gjithë anëtarët e ekipit dhe të Kabinetit tim që kanë kontribuar në zhvillimin e programit”, shkroi ndër tjera Rizvanolli në facebook.
Programi Kompakt përbëhet prej dy projektesh dhe konsiderohet si investimi më i madh i Qeverisë amerikane në Kosovë.
Granti 5-vjeçar parasheh 202 milionë dollarë mjete direkte nga Qeveria amerikane, ndërsa pjesa tjetër e investimeve do të mbulohet nga Qeveria e Kosovës./21Media

Back to top button