Rizvanolli tregon propozimin që ministria e saj i ka bërë ZRRE-së për çmimin e rrymës

Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, përmes një videoje në Facebook, ka treguar propozimin që kjo ministri ia ka bërë ZRRE-së në lidhje me çmimin e rrymës.
Rizvanolli ka thënë se ZRRE-së i kanë propozuar që të mos ketë rritje të çmimit, për konsumatorët që konsumojnë deri në 800 kWh në muaj, ndërsa për ata që shpenzojnë më shumë, rritja të jetë sa më e vogël.
“Ne kemi propozuar ZRE-së që të mos të ketë fare rritje për konsumatorët të cilët konsumojnë deri në 800 kWh në muaj, ndërsa për të tjerët, rritja të jetë sa më e ulët dhe ata konsumatorë të ndahen në sa më shumë kategori ose blloqe. Në këtë mënyrë të mos trajtohet njëjtë për shembull, sikur dikush që shpenzon 100 kWH në muaj. Në këtë mënyrën ne mbrojmë familjet sa më shumë që të jetë e mundur pa e cenuar sigurinë e furnizimit dhe veqanarisht mbrojmë ata të cilët kanë nëvojë më së shumti”, ka thënë Rizvanolli. /21Media