Roberto Mancini bëhet me klub të ri

Roberto Mancini është trajneri i ri i Al Sadd. Italiani, i cili u lidh edhe me pozicionin e Juventusit disa javë më parë, do të fillojë një përvojë të re në krye të klubit të Katarit, duke synuar kualifikimin në finalet e Ligës së Kampionëve të Azisë dhe rikthimin e një trofeu që i ka munguar për gati pesëmbëdhjetë vjet.
Marrëveshja midis palëve është e vlefshme për dy vjet e gjysmë me një pagë neto prej rreth 5 milionë eurosh. Stafi i Mancinit do të përfshijë gjithashtu dy veteranë të Serie A: ish-lojtarin e Empolit, Maccarone, dhe Cesar, një ish-mbrojtës të Interit dhe Lazios.
Mancini do të trajnojë në Katar pasi priti një rikthim në Itali, gjë që dështoi pavarësisht shkarkimeve të Tudor dhe Juric nga Juventus dhe Atalanta. Në javët e fundit, është folur edhe për një zgjidhje të mundshme në Premier League, me Nottingham Forest që thuhet se është përpjekur pa sukses ta bindë ish-trajnerin italian. Përfundimisht, u arrit një marrëveshje me Al Sadd të Emir Al Thani dhe fillimi i një përvoje të re tani është zyrtare.