Robot për kositje të barit

Kositja e barit për disa persona është një lloj terapie, por për Daniel Riley, kjo punë është lodhëse dhe shqetësuese.
Pra, ai nuk e do këtë punë, andaj edhe punoi në këtë drejtim, gjeti një mënyrë për ta bërë atë më të lehtë.
Riley ndërtoi robot me laser i cili djeg barin. Sipas tij, pse të humb kohën kot duke kositur barë në diell, derisa këtë kohë mund ta kalojë me shoqëri duke bërë parti në ndonjë pishinë në Metavers?
Kështu, ai vendosi që në vend të kësaj, ta realizojë këtë video ku shihet duke ndërtur robotin kositës.
Megjithatë Riley u sugjeron atyre që shohin atë të mos provojnë diçka të tillë në shtëpitë e tyre.
Ai në ndërtimin e robotit shfrytëzoi një makinë lazer prej 40 vatësh, të cilën e kombinoi me një mekanizëm të printuar 3D, që ndihmon laserin të rrotullohet me efikasitet.
Dhe puna u krye. Riley ndërtoi një kositëse bari aq të fuqishme që mund të presë edhe fijet më të forta të barit, dhe këtë vetëm me dritën super të nxehtë.
Riley ka bërë të ditur se kjo makinë nuk dëmton gishtërinjtë, por nëse drejtohet në sy, mund t’i dëmtojë për tërë jetën.
Kjo video u realizua po ashtu me qëllim që të nxitë inxhinierët ta shohin atë, dhe Riley ia doli vërtetë në këtë. Atë tashmë e kanë shikuar mbi katër milionë persona. /21Media

Back to top button