Rodygo mund të largohet nga Reali për një ofertë të kënaqshme

Real Madridi planifikon të bëjë ndryshime të mëdha gjatë verës që vjen, duke nisur nga trajneri e më poshtë.

Eliminimi nga Liga e Kampionëve dhe humbja në finale të Copa del Rey nga Barcelona ishin goditje të rënda për “Los Blancos”, të cilët po ashtu mund të mbesin edhe pa titull të kampionit në La Liga, ku kanë mbetur prapa Barcelonës.

E njëri prej atyre që mund t’i bëjë valixhet gati për t’u larguar nga kryeqyteti spanjoll është edhe ylli brazilian, Rodrygo. Sipas emisionit televiziv spanjoll “El Chiringuito”, me një ofertë të kënaqshme, kampioni aktual spanjoll, evropian dhe botëror mund të heq dorë nga futbollisti ofanziv, Rodrygo.

Back to top button