Rohde: Çdo 27 janar përkujtojnë kapitullin më të errët të historisë gjermane

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka shkruar se përpjekja çnjerëzore për të zhdukur popuj të tërë ua kujton aktet e tmerrshme të paimagjinueshme që njerëzit janë të aftë t’i bëjnë.
Ai ka shkruar në platformën X se çdo vit, më 27 janar (përvjetori i çlirimit të kampit Aushvic), përkujtojnë kapitullin më të errët të historisë gjermane: Holokaustin.
“Përpjekja çnjerëzore për të zhdukur popuj të tërë na kujton aktet e tmerrshme të paimagjinueshme që njerëzit janë të aftë ti bëjnë. Kurrë më. Ne Kujtojmë”, ka shkruar ai.
Annualy on 27 Jan (anniversary of the liberation of KZ Auschwitz), we commemorate the German history’s darkest chapter: the Holocaust.
The inhumane attempt to wipe out entire peoples reminds us of the unimaginably terrible acts that people are capable of.
Never again!#WeRemember pic.twitter.com/vokv6VNCzM— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) January 27, 2024