Rohde jep lamtumirën, ia gjuan topin pasardhësit të tij Rainer Rudolph

Pas pesë vitesh shërbim Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, po e përfundon mandatin e tij në Kosovë.
Rohde përmes një videos së publikuar ka dhënë lamtumirën për kosovarët dhe ku tha se do t’i mungojë Kosova bashkë me motin e mirësjelljen e njerëzve.
“Pas pesë vitesh këtu, duhet të them lamtumirë dhe do të më mungojë Kosova. Jo vetëm moti, por edhe mirësjellja e njerëzve, ecjet në male. E dini, kur shikoj majtas nga Parku i Gërmisë, ku shpesh përdor biçikletën time malore, këto gjëra do të më mungojnë para se të kthehem në Berlin. Kam pasë një kohë të mrekullueshme këtu”, tha Rohde
Rohde përmendi edhe liberalizimin e vizave si një punë që përfundoi brenda mandatit të tij, por edhe mungesën e anëtarësimit në Këshill të Europës.
Në fund, Rohde, një fans i futbollit që shpesh u pa edhe duke luajtur këtë sport në Kosovë, ia gjuajti topin pasardhësit të tij, Rainer Rudolph.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?