Rohde: Krenar që Kosova e mbështeti Ukrainën, edhe pse ajo s’e ka njohur ende

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, mori pjesë në një pritje për nder të Ditës Kombëtare të Ukrainës.

Rohde mbajti një fjalim në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, duke theksuar mbështetjen e Kosovës për Ukrainën që nga fillimi i luftës.

Rohde tha se mbështetja ka qenë e fortë dhe se është krenar që “Kosova ka qenë pjesë e kësaj mbështetjeje të pandërprerë që në fillim”.

“Ky solidaritet është veçanërisht i jashtëzakonshëm pasi që Ukraina nuk e ka njohur ende Kosovën si shtet sovran”, tha Rohde.

Back to top button