Rohde: Kuvendi dhe deputetët të përmbushin përgjegjësinë e tyre demokratike
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar sot për dështimet e mbledhjeve të Kryesisë së Kuvendit në mungesë të kuorumit.
Rohde ka theksuar se është e rëndësishme që Kuvendi dhe deputetët të përmbushin përgjegjësinë e tyre demokratike.
“E rëndësishme që Kuvendi dhe të gjithë deputetët të përmbushin përgjegjësinë e tyre demokratike. Duke shpresuar në një qasje konstruktive nga të gjitha partitë politike për mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit dhe arritjen e kuorumit sa më shpejt”, ka shkruar Rohde në Twitter./21Media
Important that the Parliament and all MPs live up to their democratic responsibility. Hoping for a constructive approach by all political parties for convening the Assembly Presidency and achieving the quorum soon
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) December 2, 2021