Rohde për deponinë e Mirashit: Gjithçka këtu është e helmuar ajri, uji dhe toka

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka vizituar deponinë në Mirash, aty ku mbeturinat e Prishtinës grumbullohen në kushte të rënda.
Në videon e publikuar nga terreni, thuhet se rreziqet shëndetësore dhe mjedisore janë të rënda. Prandaj, vizita e përbashkët e GIZ, KfW, FES dhe kompaninë kosovare për menaxhimin e Deponive, u bë për trajtimin e kësaj çështje urgjente dhe kufizimin e dëmeve.
“Ka një deponi në Mirash dhe është vend i humbur….”, nis përshkrimi krahas videos së publikuar, ku shihet edhe ambasadori Rohde teksa shikon deponinë nga afër.