​Rohde përgëzon vendimin e qeverisë për Manastirin e Deçanit

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për Manastirin e Deçanit.

Rohde u shpreh se ky vendim edhe pse i vonuar, zbatimi tij shënon një hap të rëndësishëm në përkushtimin e shtetit në sundimin e ligjit.

“Më në fund është bërë. Edhe pse zbatimi i vendimit të Kushtetueses për Deçanin ishte shumë i vonuar, ai shënon një hap të rëndësishëm në përkushtimin e shtetit ndaj sundimit të ligjit. Ne përgëzojmë Qeverinë e Kosovës, të gjithë aktorët politikë të përfshirë dhe Manastirin e Deçanit për këtë moment historik” shkroi Rohde në platformën “X”.

Kujtojmë se sot gjatë ditës në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Kushtetueses për tokën e Manastirit të Deçanit./21Media

Back to top button