Sarrazin: Sot shumë prej investitorëve shkojnë në Serbi, le ta ndryshojmë këtë

(Lajm i përditësuar)


Sarrazin: Sot shumë prej investitorëve shkojnë në Serbi, le ta ndryshojmë këtë

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, në Forumin  Gjermano- Kosovar shumica e investitorëve shkojnë në Serbi sepse duan të bëjnë biznes me tërë rajonin.

“Është shumë e qartë që secili nga vendet e Ballkanit Perëndimor, secila ekonomi e vetme nuk është mjaftueshëm relevante për të pasë ekstra argumente pse një kompani duhet të shkojë atje. Por, nëse shikon vetë rajonin është ndryshe. Unë nuk e di ndonjë investitor nga Gjermania që është duke investuar në ndonjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe që nuk shikon potencialin e vendeve fqinje në gjithë rajonin”.

“Për t’u treguar shumë i sinqertë, sot shumë prej investitorëve shkojnë në Serbi derisa duan të investojnë në Serbi dhe të bëjnë biznes me tërë rajonin. Le ta ndryshojmë këtë. Le t’ju tregojmë investitorëve gjermanë që ju investoni në Kosovë dhe ne bëjmë një treg të përbashkët rajonal që e bën të mundshme që prej këtu ju mund të keni sukses në rajon”.

Ai tha se duan që Kosova të jetë përfitues nga tregu i përbashkët.

“Ju po vuani nga problemet dhe ju do të jeni përfituesit më të mëdhenj nga tregu i përbashkët. Nuk është e lehtë që të kuptosh”.

“Ne e duam Kosovën në këtë rrugë. Ne po punojmë për këtë. Për qeverinë gjermane, investimi ynë në Kosovë është strategjik, angazhimi në KFOR, bashkëpunimi me institucionet e juaja të sigurisë”.


Rohde: Procesi i Berlinit, marrëveshje shumë e mirë për të punuar në zgjedhje më të mira

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, deklaroi se Procesi i Berlinit është një marrëveshje shumë e mirë për të punuar në zgjedhje më të mira.

“Forumi i dytë do të procedojë më shumë storie të suksesit. Procesi i Berlinit është një marrëveshje shumë e mirë për të punuar në zgjedhje më të mira, ne mirëkuptojmë bizneset në çdo cep të botës dhe do të punojmë së bashku për t’u rritur së bashku”, tha Rohde në  Forumi i Dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar të organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare synon thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

“Ky forum është një mundësi shumë e mirë për Kosovën dhe Gjermaninë. Jam i kënaqur që po shoh që shumë personazhe janë pjesë e këtij forumi”, tha  ambasadori Rohde.


Emisari Manuel Sarrazin sot në Prishtinë

Sot dhe nesër në Kosovë do të mbahet Forumi i Dytë Gjermano-Kosovar, njofton Oda Ekonomike Gjermano-Kosovar.

Në këtë forum pjesëmarrës do të jenë kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, zëvendëskryeministrit të Kosovës Besnik Bislimi Ambasadori Gjerman Jörn Rohde, i dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin si dhe deputeti i Bundestagut, Peter Beyer.

“Me mbi 500 pjesëmarrës, ngjarja premton të jetë më e madhja në Kosovë…Forumi do të mirëpresë përfaqësues të njohur nga kompanitë gjermane dhe jo vetëm. Panele të nivelit të lartë, përfshirë përfaqësues nga Ministria Federale për Çështje Ekonomike dhe Veprim Klimatik (BMËK) dhe liderë të kompanive gjermane, do të diskutojnë zgjidhjet për energjinë, teknologjinë dhe industrinë.Forumi Ekonomik Gjermano-Kosovar i vitit 2022 i solli Kosovës një investim prej 20 milionë euro në sektorin e prodhimit. Forumi i këtij viti synon të forcojë lidhjet ekonomike mes dy vendeve dhe të krijojë mundësi të reja bashkëpunimi.”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button