Rohde: Urgjentisht të fillohet me plotësimin e kërkesave të BE-së

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit të fillojë urgjentisht me plotësimin e kërkesave të Bashkimit Evropian.

Në një postim në Twitter, Rohde ka thënë se kërkesat janë shtensionimi i situatës në veri, përfshirë zgjedhje të reja, si dhe fillimi i punimeve për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Kryeministri Albin Kurti prezantoi pikëpamjen e tij për zhvillimet aktuale në veri dhe dialogun. Me ambasadorin Olivier Guerot përsëritëm qëndrimin tonë të qartë në përputhje me deklaratën e fundit të QUINT-it/BE-së. Nevoja urgjente për të punuar në objektivat e deklaratës së BE-27. Mbështetje e plotë për Miroslav Lajçakun”, ka shkruar Rohde në Twitter./21Media

Back to top button