Rohde viziton Shtëpinë Muze në Poklek , aty ku u krye një nga masakrat më të rënda nga forcat serbe

Ambasadori i Gjermanisë Jorn Rohde ka vizituar sot shtëpinë muze në Poklek të Drenasit , ku më 17 prill të vitit 1999 nga forcat serbe u krye një ndër masakrat më të rënda në Kosovë.
Familjari, Fadil Muqlli përmes një postimi në Facebook njoftoi për vizitën e Rohdes, i cili sipas tij u shpreh i trishtuar lidhur me masakrën.

“Sot në Poklek, tek Shtëpia Muze, prita në vizitë Ambasadorin gjerman Jörg Rohde, i shoqeruar nga Xhavit, Arbeni dhe Arbëri nga Drenasi.Vizita e tyre shërben si një dëshmi për rëndësinë e vazhdueshme të ruajtjes së të kaluarës sonë të trishtë.Për ambasadorin gjerman ishte hera e parë që viziton Poklekun, dhe shprehu hapur trishtimin e tij lidhur me atë çfarë kishtë ndodhur në Poklek me 17 prill 1999.”, shkroi Muqolli.

Megjithatë ai shprehu dëshpërimin se sipas tij aktërët e këtij krimi nuk kanë dalë para drejtësisë.

“Në anën tjetër, ne si familjar, të detyruar ta pranojm këtë fakt, shprehem trishtimin dhe dëshpërimin tonë për mos ndjekjen e kryerësve të këtij krimi nga organet përkatëse.
Poklek, 4 prill 2024”, përfundoi ai./21Media

Back to top button