Roma rikthehet te fitorja, mposht Empolin e shqiptarëve

Roma ka triumfuar 1-2 këtë të hënë ndaj Empolit.
Dybala dhe Abraham ishin autorët e dy golave në këtë sfidë, e cila u dominua nga skuadra e Mourinhos, por për një moment fitorja e verdhekuqve u vu në diskutim.
Dybala realizoi një super gol në pjesën e parë, por Empoli barazoi. Në pjesën e dytë, argjentinasi asistoi për Abraham, i cili shënoi golin e fitores për Romën.
Në këtë sfidë, për Empolin u aktivizua nga minuta e parë Ismajli, ndërsa në pjesën e dytë u aktivizua edhe Bajrami.

Back to top button