Ronaldo i jep fund bojkotit dhe rikthehet në fushë, gati për sfidën e radhës

Superylli portugez Cristiano Ronaldo është rikthyer në skuadrën e Al-Nassr dhe mund të paraqitet në ndeshjen e së shtunës kundër Al-Fateh.
Legjenda portugeze kishte munguar në tre ndeshjet e fundit të klubit, pas pakënaqësive me Fondin e Investimeve Publike (PIF) gjatë afatit kalimtar të janarit. Megjithatë, tani duket se ai do t’i japë fund protestës së tij dhe do të rikthehet në fushën e lojës.
Dalja e fundit e Ronaldos ishte më 30 janar, kur ai ishte ndër golashënuesit së bashku me Mohamed Simakan dhe Kingsley Coman në fitoren ndaj Al-Kholood.