Ronaldo në histori të UEFA-s

Cristiano Ronaldo edhe njëherë ishte protagonist në fitoren e Real Madridit

Ylli portugez ndihmoi rikthimin e Realit ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve, duke realizuar dy gola që mund të jenë vendimtar për kualifikimin e Los Blancos në gjysmëfinale.

Me këto dy realizime ai bëhet futbollisti i parë që arrin në kuotën e 100 golave në garat e UEFA-s.

Ronaldo numëron 84 gola me Realin dhe 16 të tjera me Manchester Unitedin. Portugezi është shumë afër ta mbërrijë edhe shirën e 100 golave në Ligën e Kampionëve, pasi që aktualisht ka 97 sosh në garën më prestigjioze evropiane.

CR7 e ka arritur këtë shifër në 143 paraqitje në garat evropiane.

Back to top button