Ronaldo: Nuk do t’i lejoj të luajnë me emrin tim
Cristiano Ronaldo theu heshtjen dhe më në fund foli për pozicionin e tij në Juventus. Portugezi është lidhur me një largim të mundshëm nga Torino prej javësh, por duket se nuk do të jetë kështu.
Ronaldo shkroi në profilin e tij në Instagram një mesazh të gjatë për ndjekësit e tij.
“Të gjithë ata që më njohin e dinë se sa i përkushtuar jam për të punuar. Më pak histori, më shumë veprim, kjo ka qenë motoja ime që nga fillimi i karrierës sime. Megjithatë, duke pasur parasysh gjithçka që është thënë dhe shkruar kohët e fundit, më duhet të sqaroj pozicionin tim”, tha Ronaldo.
Ronaldo tregoi se është i fokusuar te karrierra e tij dhe se nuk lejon që njerëzit të luajnë me emrin tij.
“Ashtu si ky episod i fundit në Spanjë, shpesh kishte lajme dhe histori që më sollën në kontakt me një numër të klubeve në ligat e tjera, pa qenë i interesuar askush të zbulonte se çfarë ishte e vërtetë. Kështu që unë thyej heshtjen për të thënë se nuk mund t’i lërë njerëzit të luajnë me emrin tim. Unë qëndroj i fokusuar në karrierën dhe punën time, jam i përkushtuar të jem gati për të gjitha sfidat me të cilat përballem. Gjithçka tjetër? Çdo gjë tjetër është vetëm një histori”, përfundoi Ronaldo.
Ai beson se mediat nuk po tregojnë ndaj tij respekt të mjaftueshëm.