Ronaldo shënon golin e 800-të në karrierë 

Cristiano Ronaldo ka shënuar golin e tij të 800-të për klubin dhe kombëtaren.
E 800-ta e Ronaldos erdhi për Manchester United për të kaluar skuadrën 2-1 kundër Arsenalit.
Goli i Ronaldos kundër Villarrealit në Champions League e kishte çuar atë në 799.
Ndërkaq, gjigandi anglez Manchester United ka përmbysur rezultatin në ndeshjen kundër Arsenal, ku tanimë e gjen vetën në epërsi prej një goli.
Pas asistimit të Marcus Rashford, Ronaldo shënon në minutën e 52’ të ndeshjes për ta kaluar United në epërsi prej 2:1, dhe për të shënuar golin e tij të 800 në karrierë.
Ronaldo është golashënuesi më i mirë ndërkombëtar i të gjitha kohërave me 115 gola. Ai theu rekordin prej 111 në shtator kundër Irlandës./21Media

Back to top button