Ronela: Me tjetrën ke dal edhe mu po m’thu të du!

 
Këngëtarja Ronela Hajati shumë shpejt do të publikojë projektin e ri muzikor të titulluar “Leje”.
Kënga do të jetë e shoqëruar me videoklip.
Në Instagram, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit një video nga xhirimet e videoklipit të ri, teksa ka zbuluar edhe një pjesë të tekstit: “me tjetrën ke dal edhe mu po m’thu të du!”.
“’LEJE’ do të publikohet më shpejt se sa mendoni. Bëhuni gati me kcy! Kush është gati për këngën time të re? Do të jetë zjarr!!!. Mezi po pres!!!”, ka shkruar Ronela në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)


Ndryshe, “Alo” është projekti i fundit muzikor nga Ronela në bashkëpunim me reperin Vig Poppa. Kënga është publikuar më 20 qershor dhe deri tani ka arritur mbi 3 milionë klikime në Youtube./21Media

Back to top button