Rozana i përgjigjet ndjekëses që e akuzoi për editimin e fotografive

Këngëtarja shqiptare, Rozana Radi është mjaft aktive në rrjete sociale, ajo poston fotografi nga përditshmëria e saj, puna dhe më shumë se kaq.
Së fundmi, janë parë komente të shumta në postimet e artistes, ku akuzohej në një mënyrë për editim të fotografive.
“Postova mbrem kete foto dhe e editova ne pastrimin e fytyres. Me akozoj nje grua per FaceApp! I shpjegova qe kam patur keta sy dhe kete buze dhe kete hund qe ne lindje. Po e ripostoj pa editim per vete sepse nuk jam e detyruar t’i jap shpjegime askujt. Eshte fytyra ime dhe une vdes per te sepse i kam ngjar babit tim qe ishte per mua me i mire ne bote”, ka shkruar Rozana sipër fotos së ripostuar./21Media

 
 

Back to top button