Rozeta Hajdari në Prokurori mbrohet në heshtje, para mediave shpërthen me akuza për prokurorinë

Ministrja në detyrë e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, është paraqitur për t’u intervistuar, sërish në Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe sipas informacioneve të para, rasti lidhet me rezervat shtetërore.
Këtë për RTV21 e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, e cila ka treguar se Hajdari e ka shfrytëzuar të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje, sikurse herën e parë.
‘’Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka thirrur znj. Rozeta Hajdari, që të paraqitet në prokurori për t’u deklaruar në cilësinë e të pandehurës, në kuadër të hetimeve për rastin “Rezervat shtetërore”. Znj.Hajdari është ftuar me qëllim të konstatimit të plotë dhe të drejtë të gjendjes faktike, për të gjitha dyshimet që janë pjesë e hetimit të këtij rasti penal. Megjithatë, znj.Hajdari e ka shfrytëzuar të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje, sikurse herën e parë kur ishte ftuar në prokurori për këtë çështje. Rasti është duke u trajtuar në përputhje me rregullat dhe standardet e përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale’’, ka thënë Luta.
Ministrja Hajdari para mediave ka akuzuar prokurorinë për shkelje të ligjit. /RTV21/21Media