Rrahen me shufra metali 6 persona në Prizren
Është raportuar se gjashtë persona të dyshuar, pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dhe si pasojë pesë prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 03:30 në Prizren.
Si dëshmi materiale është sekuestruar një shufër metalike.
Policia përmes raportit ditor ka njoftuar se dy prej tyre janë dërguar në QKUK për trajtim të vazhdueshëm mjekësor, dy gjenden në arrati, ndërsa dy të tjerët janë arrestuar dhe më vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./21Media