Rrahet doktori në Istog

 

Një doktor i Qendrës Kryesore Familjare (QKMF) në Istog e pësoi keq, pasi që nuk i ofroi ndihmë një gruaje me arsyetimin e ka përfunduar orarin e punës.

Sipas policisë rasi ka ndodhur dje rreth orës 15:00.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar deri sa ka dërguar viktimën femër kosovare bashkëshorten e tij në QKMF Istog ka ardhur deri te një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar (doktor), i cili nuk i kishte ofruar ndihme mjekësore viktimës pasi që i njëjti e ka përfunduar orarin e punës”, ka konfirmuar policia.

Si pasojë e mosmarrëveshjes ka ardhur deri te sulmi nga dy të dyshuarit ndaj doktorit.

Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button