Rrahimi: Salih Mustafën për herë të parë e kam parë në TV

Shaqir Rrahimi është dëshmitari i dhjetë i mbrojtjes së Salih Mustafës i cili sot është duke dhënë dëshminë e tij pranë Dhomave të Specializuara në Hagë. Rrahimi tregoi se si e kishte ndihmuar dhe transportuar Nuredin Ibishin dhe Kapllan Parduzin pasi ishin plagosur në ofensivën e 9 prillit 1999, ndërsa u shpreh se Salih Mustafën fatkeqësisht nuk e ka njohur në prillin e vitit 1999 dhe për herë e parë e ka parë në televizor.
Ish pjesëtari i UÇK-së, Shaqir Rrahimi tregoi në periudhën kohore janar-qershor 1999 nuk ka marr pjesë në ndonjë ofensivë, por ka përjetuar sulmin nga forcat serbe të 9 prillit në Surdull ku kishin mbetur të plagosur dhe të vrarë, ndër ta të plagosur tregoi se ishin edhe Nuredin Ibishi dhe Kapllan Parduzi.
Dëshmitar: Më 9 prill forcat serbe kanë marr një aksion në fshatin e quajtur Surdull më 10 prill 1999 është plagosur komandat Leka Nuredin Ibishi me gjithë Kapllan Parduzin me pseudonimin Korabi në atë pjesën në fshati turuçicë e gjithë popullata e Llapit, duke ja nisur nga Bradashi, Llapashtica Dobratinë ka qenë në fshatin përreth Orllanit, fshatrat Turuçicë Rakinicë, Muhazob, Kushenicë
Dëshmitari: Se na bënim furnizimin e popullatës, duke shpërndarë ndihma popullatës, miell dhe gjëra elementare çka mundeshim me siguri, najloni për mbulesë sepse njerëzit flinin në fushë, edhe popullata normal që e kishte dëgjuar atë ngjarje dhe u folke nëpër popullatë atëherë kur kam dëgjuar se është plagosur komandant Leka, ka qenë një spital i improvizuar por nuk ka qenë spital ai u kanë stallë me një tepi dhe sfungjerë dhe kam shkuar në atë spital të improvizuar dhe kam shkuar dhe e kam parë gjendjen e Nuredin Ibishin dhe Korab Parduzit aty ka pasur dhe të tjerë qytetar dhe fëmijët të plagosur
Më pas i pyetur nga avokati, Betim Shala se si kishte vepruar për ta ndihmuar Nuredin Iibishin dhe Kapllan Parduzin për të marr trajtim më të mirë mjekësor, Rrahimi tregoi se si me traktorin e tij i kishte bartur ata deri në Rimanisht, udhëtim ky i cili tha se ka zgjatur 48 orë.
Avokati Shala më pasi pyeti dëshmitarin , Shaqir Rrahimi se a i kishte përcjell dikush gjatë këtij rrugëtimi dhe ai tha se fillimisht e kishin përcjell deri në Kushevicë me dy traktora Rrahman Zeka dhe Sabit Rrahimi, ndërsa nga fshati Koliçë e deri në Rimanishtë është përcjell nga dy persona me një traktorë i cili ka qenë në largësi 200 metra.
Tutje ai tha se këta dy persona nuk i ka njohur, por e di që kanë qenë civil dhe nuk ka pasur asnjë kontakt me ta.
Më pas mbrojtja e Salih Mustafës, dëshmitarin e ka ballafaquar me dëshminë e tij dhënë për palën mbrojtëse, ku derisa ishte pyetur nga avokati mbrojtës se a i dinte emrat e personave që i shoqëronin, ai kishte thënë se nuk i mban mend por të paktën dy herë njerëzit kishin thirr emrin Cali. Dëshmitari edhe sot para trupit gjykues pranoi se kështu kishte ndodhur.
Dëshmitari: deri tek Koliçi nuk jam i sigurt se si quhet vendi vetëm dy persona kanë ardhur në traktor për mua janë të panjohshëm atëherë kam thënë dhe tani po e them se kanë thënë Cal a shkojmë djathtas a majtas kaq edhe unë me ata persona nuk jam takuar
Avokati Shala:a keni pasur mundësi me i pa fizikisht këta persona
Dëshmitari: Fizikisht në një distancë thash kam pasur mundësi po
Dëshmitari i mbrojtjes së Salih Mustafës, Shaqir Rrahimi tregoi se gjatë muajit prill 1999 nuk e kishte njohur Mustafën, dhe asnjëherë nuk e ka parë deri pas arrestimit të tij kur ka dal në TV.
Dëshmitari i mbrojtjes së Salih Mustafës, Shaqir Rrahimi ttregoi se ka qenë pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa tha se pozita e tij ka qenë pozitë të çlirimit të atdheut dhe të kombit.
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është duke vazhduar procesi gjyqësor ndaj ish pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafës.
Mustafa është arrestuar më 24 shtator të vitit 2020 me pretendimin për krime lufte.
Sipas Dhomave të Specializuara “Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave”. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se “në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”.
Salih Mustafa po qëndron në paraburgim në Hagë ndërsa në paraqitjen e tij para trupit gjykues ai është deklaruar i pafajshëm./kp

Back to top button