​Rrahja në Kuvend, Prokuroria fton Lushtakun për intervistim

(Lajm i përditësuar)

​Rrahja në Kuvend, Prokuroria fton Lushtakun për intervistim

Prokuroria e Themelore në Prishtinë ka ftuar për intervistim deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mergim Lushtakun, raporton KosovaPress.

Deputeti Lushtaku në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës është përfshirë në një rrahje me disa ministra të Qeverisë së Kosovës.

Të përfshirë në Kuvend kanë qenë edhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërsa, Lushtaku ka thënë se do t’i padisë për sulm fizik, zëvendëskryeministrin, Bisnik Bislimi, ministren e drejtësisë, Albulena Haxhiun dhe ministrin e Financave, Punës dhe Transferve, Hekuran Murati.

Prokuroria nis hetimet për rrahjen në Kuvend

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se Prokurori i Shtetit ka iniciuar hetime në drejtim të veprës penale “Sulmi”, sipas KPRK-së, lidhur me incidentin i cili ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës, si dhe ka autorizuar Policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, përfshirë po ashtu marrjen e deklaratave të palëve të përfshira në këtë rast.

Tutje në njoftim thuhe se Prokuroria në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, do t’i ndërmerrë të gjitha veprimet konform dispozitave ligjore të KPPRK-së, deri në sqarimin e plotë të çështjes në fjalë.

Një përleshje fizike midis deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës me anëtarët e Qeverisë ka ndodhur sot gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës./21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button