Rrahja në Lipjan, gjashtë persona të lënduar, dy prej tyre trajtohen në QKUK nën përcjellje të policisë

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një rrahje në një lokal në Lipjan, rast i cili ka ndodhur sot rreth orës 11:30.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti lidhur me rastin ka thënë se dy nga personat e lënduar nën përcjellje të policisë janë duke u trajtuar në QKUK, ndërsa katër të tjerët pas marrjes së trajtimit mjekësor janë shoqëruar në polici për intervistim

“Sot rreth orës 11:30 është pranuar informata për një rrahje në një lokal në Lipjan.  Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes gjashtë persona janë lënduar dhe të njëjtëve menjëherë u është ofruar trajtimin e nevojshëm mjekësor. Dy nga personat e lënduar nën përcjellje të policisë janë duke u trajtuar në QKUK, ndërkohë që katër të tjerë pas trajtimit mjekësor, janë shoqëruar në polici për intervistim. Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti. /21Media

Back to top button