Rrahje dhe të shtëna me armë në Ferizaj, lëndohet një person

Një rrahje e shoqëruar me të shtëna me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj.

Policia bën të ditur se përveç përleshjes fizike ndërmjet dy personave, ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri. Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e përleshjes, jo nga arma e zjarrit.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri si dhe tri gëzhoja.

Back to top button