Rrahje mes dy grupeve në Prishtinë, tre të lënduar

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore me ç’rast edhe kanë pranuar tretman mjekësor si pasojë e një rrahje që ka ndodhur mes dy grupeve.
Po ashtu Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh raporton se një person i dyshuar ka shtënë me armë zjarri, dhe lidhur me rastin në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë sekuestruar dy gëzhoja dhe një veturë.
Policia njofton se tre personat e lënduar pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari që ka shtënë me armë gjendet në kërkim policor./21Media

Back to top button