Rrahje në burgun e Dubravës

Një i burgosur ka pësuar lëndime trupore në burgun e Dubravës pasi është rrahur pas një mosmarrëveshjeje me një të burgosur tjetër.

Rasti raportohet të ketë ndodhur të dielën rreth orës 18:20.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje, janë rrahur në mes veti viktima mashkull kosovar dhe i dyshuarit mashkull kosovar, të burgosur në burgun e Dubravës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, në konsultim me prokurorin rasti hapet si “Lëndim i lehtë trupor””./21Media

Back to top button