Rrahje në Prishtinë, dërgohen në mbajtje 7 persona

Shtatë persona janë dërguar në mbajtje pasi dyshohet se janë rrahur mes vete.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 03:00 në Prishtinë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR- Prishtinë / 30.11.2024 – 03:00. Janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të dyshohet se pas një mosmarrëveshje, janë rrahur mes veti. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të Policisë./21Media