Kaloni te përmbajtja kryesore

Rrahje në Prishtinë, Policia arreston 9 persona

Policia e Kosovës ka arrestuar nëntë persona pasi që të njëjtit janë rrahur mes vete.
Si pasojë e rrahjes, tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Rasti ka ndodhur në mbrëmjën e së shtunës në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.
Policia përmes raportit ditor ka njoftuar se me vendim të prokurorit tetë prej të dyshuarve dërgohen në mbajtje, ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button