Kaloni te përmbajtja kryesore

Rrahje në Prishtinë, policia shoqëron pesë persona – dy prej tyre dërgohen në mbajtje

Një rrahje mes disa personave është raportuar mbrëmjen e kaluar në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënëi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana i cili tha se pesë persona janë shoqëruar në polici, derisa dy prej tyre janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Mbrëmë rreth orës 22:30, kemi pranuar informatën për një rrahje në rrugën Lekë Dukagjini në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe ka shoqëruar 5 persona në stacion policor. Personat e lënduar kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa në koordinim me prokurorin 2 nga ta janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, tha Pllana. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button