Kaloni te përmbajtja kryesore

Rrahje në sheshin e Podujevës, deklarohet policia

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahje e cila ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në sheshin e Podujevës. Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor dy persona (njëri nga ta i lënduar) të cilët ishin të përfshirë në këtë rast.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:30 është pranuar informata për një rrahje në Sheshin e qytetit në Podujevë. Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes një person është lënduar. Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor dy persona (njëri nga ta i lënduar) të cilët ishin të përfshirë në rast. Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button