Përleshja fizike në veri, një person ndalohet për 48 orë

(Lajm i përditësuar)


Një person është ndaluar për 48 orë për shkak të një përleshjeje fizike që ka ndodhur sot në lagjën “Kodra e Minatorëve” në veri të Mitrovicës.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për veriu, Veton Elshani.

Si pasojë e kësaj përleshjeje një person mbeti i lënduar, i njëjti është dërguar në spital.

“Sot pas pranimit të informacionit se në lagjen “Kodra e Minatorëve”, Mitrovica Veri ka përleshje fizike, Policia ka reaguar dhe ka arrrestuar 2 persona, ndërsa të tretin e ka dërgu në spital për të pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit një person me urdhër të prokurorit është ndalu për 48 orë, ndërsa personi i dytë ka kalu si dëshmitar”, ka thënë Elshani.


Rrahje në veri, një i lënduar, dy të tjerë po intervistohen nga policia

Një person ka pësuar lëndime pas një përleshjeje fizike që ndodhi sot në veri të Mitrovicës.

Zëvendësdrejtori i Policisë për veriun, Veton Elshani tha për portalin rtv21.tv se dy persona janë dërguar në stacion për intervistim.

Derisa i lënduari, sipas Elshanit, është duke pranuar trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve.

Sipas Elshanit, pas intervistimit të të dyshuarve prokurori i rastit vendos për procedurat tutje./21Media

Back to top button