Rrahmani ka disa fjalë për “Dardanët”
Kosova ka humbur ndeshjen e dytë nga Greqia me rezultat 2 me 0. Gjatë ndeshjes kanë munguar tensionet ndërmjet tifozëve në Panthessaliko Stadium në Volos.
Fillimisht, tifozët e ekipit nikoqir fishkëllyen në momentin kur ishte duke u intonuar himni i Kosovës, pastaj kanë hedhur edhe gurë në drejtim të tifozëve kosovarë.
Pas përfundimit të ndeshjes, kapiteni dhe qendërmbrojtësi Amir Rrahmani në Instagram ka publikuar një fotografi të tifozëve kosovarë për të cilët ka thënë se ndihet krenar./21Media
