Rrahmani po kalon në super formë, shpallet nga më të mirët e ndeshjes

Napoli mbrëmë e ka fituar derbin ndaj Lazios si mysafir me rezultatin 2:1, në kuadër të xhiros së 27-të të Serie A.
Triumfi i napolitanëve ishte dramatike, pasi u sigurua në kohën shtesë. Rezultatin në 1:1 e barazoi Pedro Rodriguez në minutën e 88-të.
Tri pikë për pozitën e parë Napolit ia siguroi Fabian Ruiz me golin e realizuar në minutën e 94-të.
Amir Rrahmani ishte titulluar edhe në këtë takim dhe luajti gjatë gjithë ndeshjes, duke treguar përsëri një super ndeshje defansive dhe u vlerësuar me një nga notat më të larta.
Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës u vlerësua me notën 7.2, nga ‘SofaScore’./21Media

Back to top button