Rrahmani pranon t’i qëndrojë besnik Napolit edhe për disa vjet

29-vjeçari i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani me kontratën e re, e cila do të zyrtarizohet së shpejti, do të mbetet pjesë e Napolit deri në verën e vitit 2027 me mundësi të vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Rrahmani ka qenë me Napolin që nga janari 2020 pasi iu bashkua klubit në një marrëveshje me vlerë rreth 14.2 milionë euro nga Hellas Verona.

Rrahmani e ka dëshmuar veten si pjesë kyçe e skuadrës së parë të Napolit që drejtohet nga Luciano Spalletti këtë sezon, duke regjistruar 2521 minuta lojë në Serie A dhe Ligë të Kampionëve.

Back to top button