​Rrahmani pushimet i shijon në Kosovë, po stërvitet në Hajvali

Ylli i Napolit dhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani është duke i kaluar pushimet në vendlindje.

Kështu ka bërë të ditur presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, përmes një postimi në faqen e tij në “Instagram”.

Po ashtu, përveç pushimeve Rrahmani po stërvitet në Kosovë, në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.

“Kapiteni ynë, Amir Rrahmani po i shijon pushimet në vendlindje, por as punën nuk e ndalon. Si një profesionist i madh, Amir Rrahmani është duke u stërvitur me përkushtim në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali për të qenë në formën më të mirë”, shkroi Ademi.

 

 

View this post on Instagram 

A post shared by Agim Ademi (@agimademi_official)

Back to top button