Rrahu gruan e tij dhe e largoi nga shtëpia me 5 vajzat, u arrestua 44 vjeçari kosovar
44 vjeçari me inicialet Xh.S është arrestuar sot në fshatin Zborc të Shtimes, sepse ka rrahuar gruan e tij dhe pastaj e ka larguar atë nga shtëpia, bashkë me 5 vajzat.
“Sot në orët e hershme të mëngjesit në ora 01:50 stacioni policor në Shtime ka pranuar një informacion se në fshatin Zborc të Shtimës është një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet Xh.S (M/K) 44 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortës së tij dhe më pas i kishte larguar nga shtëpia bashkëshorten dhe pesë vajzat e tij.”, ka informuar policia.
Sipas policisë, dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore./21Media