Rrahu motrën, vëllain dhe të dashurin, u arrestua shqiptarja me nënshtetësi të huaj

 

Policia ka informuar se dje në Prishtinë është arrestuar një dyshuara femër shqiptare me nënshtetësi të huaj, pasi që ka sulmuar fizikisht tre viktimat, vëllain, motrën dhe të dashurin e saj.

Sipas policisë, dy nga viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

“Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.”, ka informuar policia./21Media

Back to top button