Rrëfehet Isa Mustafa për kohën sa ishte i shtrirë në spital

Mustafa falënderon të gjithë ata që i qëndruan afër në ditët më të vështira të jetës së tij

U bë një vit prej kur kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa u përball me një sëmudje. Fillimisht thuhej se ai vuante nga një grip sezonal, mirëpo më pas doli se ai vuan nga“Sindromi Gulian Barren”, për shërimin e të cilës ishte transferuar në Qendrën e Rehabilitimit “Quellenhof”, në Bad Vil Baden të Gjermanisë ku qëndroi deri në muajin prill.

Me këtë rast, Mustafa përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka vendosur që të tregoi disa nga momentet që i ka kaluar gjatë muajve sa ka qëndruar i shtrirë në Spital, shkruan rtv21.tv

Kjo sfidë për të ishte shumë e vështirë për tu kaluar, pasi siç ka thënë Mustafa, ai ka mbetur krejtësisht i palëvizshëm. Por, me besimin e tij në Zotin dhe mbështetjën e familjes së tij, Isa Mustafa arriti që ta mund këtë sëmundje.

“Miq të nderuar. Sot mbushet një vit i përballjes sime me rehabilitimin shëndetësor. Në mbrëmjen e 7 janarit 2018 sa isha në fshat ndjeva se po humbi fuqinë e duarve dhe këmbëve. Pas 24 orëve në Spitalin Amerikan, dr Blerim Myftiu identifikoi diagnozën e saktë, Sindromin Gulian Barren dhe shkroi terapinë e nevojshme. Në Gjermani ishin të habitur për identifikimi e shpejtë që iu bë nga mjekët kosovar kësaj sëmundjeje shumë të rrallë një deri dy raste në njëqindmijë banorë…..Gjatë gjithë kësaj kohe, edhe pse një periudhë isha krejtësisht i palëvizshëm nga duart dhe këmbët, kisha kurajo të sfidohem me këtë sëmundje; kisha besim në zotin, në veten time dhe në mjekët se do të rikuperohem. Gjatë gjithë kësaj kohe nuk kam pushuar së punuari dhe lexuari. Rikthimi po vjen ngadalë, me rendin e vet.”, ka shkruar Mustafa në postimin e tij në Facebook.

Mustafa në fund ka falenderuar të gjithë miqtë, institucionet e Republikës së Kosovës si dhe ato të Republikës së Shqipërisë. /21Media

Back to top button