Rrëmbehet një e mitur në Deçan, shpëtohet nga qytetarët

Një rrëmbim ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Arben Hajdaraj” në fshatin Shaptej të Deçanit.
Njësitet policore janë njoftuar për rastin rreth orës 23:30, pas një informate për rrëmbim të një të miture me të meta mendore.
Sipas raportit policor, një person i panjohur ka rrëmbyer vajzën me veturë pranë shtëpisë së saj.
Ankuesi dhe një dëshmitar i rastit janë vënë në ndjekje të automjetit dhe kanë arritur ta ndalojnë atë, duke marrë viktimën dhe duke e dërguar të sigurtë në shtëpi.
I dyshuari është arratisur në drejtim të panjohur.
Policia ka gjetur dhe sekuestruar veturën e braktisur rreth 3 kilometra larg vendit të ngjarjes.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas raportit nuk ka pësuar lëndime fizike, por ka pasur shqetësim emocional.
Rasti është duke u hetuar nga autoritetet policore.