Kaloni te përmbajtja kryesore

Rrëmbehet një person në Prishtinë

Një person dyshohet se është rrëmbyer në rrugën “Fadi Vata” në Prishtinë dhe është dërguar në një mal në afërsi të Prishtinës.

Sipas raportit 24-orësh, Policia informatën e kanë pranuar të hënën nga shoku i viktimës, por pas disa orësh personi që dyshohet se është rrëmbyer është paraqitur në stacionin policor.

Njësitet e hetimeve rajonale po e trajtojnë rastin e nuk raportohet për të arrestuar.

Rasti është iniciuar si “rrëmbim”.

“Policia ka pranuar një informatë nga një qytetar se një shok i tij është rrëmbyer nga një person dhe i njëjti është dërguar në një mal në afërsi të Prishtinës. Njësitë policore kanë filluar ta trajtojnë rastin. Pas disa orësh personi që dyshohet se ka qenë i rrëmbyer është paraqitur në stacion policor. Njësitë e hetimeve rajonale janë duke e trajtuar rastin. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në njoftimin policor.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button