Rrengu që ra pre Kurti, përmbajtja e bisedës cilësohet si shqetësuese

Rënia pre e mashtrimit të komedianëve rus i kryeministrit Kurti po cilësohet si dështim i sistemit dhe shërbimit të tij por që shqetësimi kryesor vihet tek përmbajtja e bisedës. Në Institutin për Studime të luftës hibride-Octopus, thonë se në veçanti shqetësuese ishte apostrofimi i Richard Grenell duke ngre alarmin për probleme në komunikimin e ardhshëm mes Kurtit dhe SHBA-së. Ndër ish-kryenegociatorë ndërkaq thonë se biseda e kryeministrit e shfaqur në rreng dëshmoi përfaqësimin jo të denjë që Kurti ia bën Kosovës.
Gracka e dy komedianëve rusë në të cilën ra kryeministri Kurti, me mendimin se po fliste me presidentin e Letonisë, ngjalli reagime të shumta në vend. Por shqetësimi kryesor nuk vihet tek rrengu, pre e të cilit ishin edhe politikanë të tjerë botërorë, por tek përmbajtja e bisedës së Kurtit.
Në Institutin për Studime të luftës hibride-Octopus, thonë se në veçanti shqetësuese ishte apostrofimi i zyrtarit amerikan Richard Grenell nga kryeministri Kurti e po ashtu edhe trajtimi i çështjeve të brendshme të Kosovës. Por sipas drejtorit të këtij instituti Arben Fetoshi biseda nuk përbën cenim të sigurisë nacionale.
“Dështim i sistemit dhe shërbimit të kryeministrit Kurti sepse kryminsitri është institucuon jo individ ..por ajo që e bën më shqetësuese këtë rreng që iu bë kryeministrti ka të bëjë me Kosovën me kontekstin në të cilin gjendet vendi përballë luftës agresive të Serbisë përballe targetimit të vazhdueshëm të Rusisë. Ajo që është më shqetësuese lidhet me ërmbajtjen bisedës sepse në bisedat e urimeve zakonisht janë përmbajtje e kurtuazie e falënderimi e jo përmbajtje që trajtojmë çështje të brendshme në veçanti ajo që ka të bëjë me apostrofimin e Grenellit duke pas parasysh rolin e tij në administratën amerikane kam dronë se mund të shkaktojë probleme të komunikimit të ardhshëm mes kurtit dhe shba-së”, tha Fetoshi.
Në video, Kurti i pranon urimet e dy komedianëve rusë të njohur si Vovan dhe Lexus që shtiren se po flasin në emër të presidentit të Letonisë dhe flet me ta për një sërë çështjes, përfshirë zgjedhjet, dialogun me Serbinë, të dërguarin e Trumpit për misione të veçanta, Richard Grenell, luftën hibride ndaj tij, opozitën e të tjera.
Sipas ish-kryenegociatorit Avni Arifi, kjo bisedë e Kurti në rreng, shpërfaqi përfaqësimin jo të denjë të Kosovës nga ana e tij.
“Rënia pre e një mashtrimi i ka ndodh shumë liderëve duhet parë si ka ardhur deri te mashtrimi dhe përgjegjësit në institucione duhet përgjigjen pjesa më shqetësuese është përmbajtja. Kosova për herë të parë e ka pa kryeministrin në aksion në takime me një president të një shteti të BE-së dhe ka qenë prezantim katastrofal i gjithçka fit për cka qëndron Kosoca duke nisur nga përbuzja që ka km..Kurti ndaj SHBA-së qëndrimet homofobe ndah zyrtarëve diplomateve…dhe qasja e tillë si një lojtar global i proceseve e jo kryeministri i një vendi që se ka rrumbullaksu shtetësinë. Ishte prezantim katastrofal i Kosovës. E tërë përmbajtja e intervistës është një goditje e madhe”, tha Arifi për RTV21.
Mashtrimin në të cilin ra pre kryeministri Kurti, Qeveria e ka cilësuar si “incident fatkeq”, duke thënë se ngjarja ka ndodhur menjëherë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, në një periudhë kur kryeministri Kurti po pranonte mesazhe të shumta urimi dhe thirrje për rezultatin e zgjedhjeve.
Qeveria u arsyetua se për shkak të kohës, nuk kishte arritur të bëjë verifikimet e plota të çdo telefonate. Përveç reagimeve të shumta në Kosovë, lajmi për rregun ndaj Kurtit mori dhenë edhe në mediat te njohura ndërkombëtare si AssociatedPress” e “WashingtonPost”./RTV21/21Media