Rrënohen edhe dy vila rreth liqenit të Batllavës

Edhe dy vila të ndërtuara pa leje u rrënuan sot rreth liqenit të Batllavës, në Orllan të Podujevës.
Kështu bëri të ditur zëdhënësi i komunës, Fatri Zhitia, i cili informoi se aksioni do të vazhdojë deri të rrënohen 8 vilat për të cilat është nxjerrë vendimi.
Zhitia tregoi se pronarët janë njoftuar 10 ditë më parë se do të ju rrënohen vilat.
“Kemi kërkuar që t’i largojnë gjësendet me vlerë”, shtoi Zhitia.
Ndryshe, dje filloi aksioni për rrënimin e vilave në Orllan, i cili kishte qenë i planifikuar të zhvillohej të hënën./KP

Back to top button