Rrëshqitje dheu në Ohër, vërshime në Prilep

Komunikacioni në rrugën rajonale Ohër-Shën Naum në afërsi të fshatit Labunishtë po vazhdon me kalim të alternuar të automjeteve, njoftoi sot Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.

Mbrëmë kjo pjesë është përfshirë nga një stuhi e reshjeve të shiut dhe breshër që ka shkaktuar rrëshqitje të dheut në këtë rrugë. Shefi i Qendrës Rajonale për Menaxhimin e Krizave, Mitko Temellkoski, dje për TV21 tha se rrëshqitja e dheut është shkaktuar nga një stuhi e shkurtër me reshje të forta shiu. Vërshime ka pasur edhe në Prilep dhe Kavadar, ku janë përmbytur më shumë se 10 objekte, kryesisht bodrume./TV21

Back to top button